VIDEO/ Manchester United në krizë totale, Brentford e turpëron në 45 minuta lojë

VIDEO/ Manchester United në krizë totale, Brentford e turpëron

Humbja e dytë edhe më turpëruese. Manchester United është futur në një krizë që Ten Hag duket se e ka të vështirë për ta menaxhuar. 4 gola të pësuar që në pjesën e parë të transfertës së Brentford ku Strakosha ishte sërish në stol, reflektojnë momentin negativ të “Djajve të kuq” që duket se kanë orekur fundin.

Humbje turpëruese me poker golash në një trsnafertë që në letër konsiderohej e kalueshme dhe Manchester United nuk regjistron asnjë pikë në 180 minuta lojë sezonin aktual të Premier League ku kushërinjtë e City-t janë menjëherë 6 pikë larg.

Me Cristiano Ronaldon që nga minuta e parë në fushën e lojës, United zhgënjeu dhe jo pak. Krizë totale edhe për luzitanin ndaj të cilit 38 vitet mbi supe duket sikur peshojnë dhe jo pak. Minuta të plota për 5 herë fituesin e Topit të Artë por një tjetër ndeshje zhgënjyese në një sezon që parashikohet shumë i vështirë për skuadrën më të titulluar të Anglisë.

Mes problemeve me merkaton, pronarët në përplasje me tifozët dhe Ronaldon gjithmonë të pakënaqur, Ten Hag duket se ka zgjedhur momentin e gabuar për të bërë hapin e madh të karrierës.

EMISIONET