Video/ Man. City tregon forcën, fiton duelin e titullit ndaj Chelseat

Video/ Man. City tregon forcën, fiton duelin e titullit ndaj Chelseat

Në Premier League është vetëm Man. City. Ekipi i Guardiolës nuk ka rivalë për titullin kampion teksa sot dha një sinjal të fortë në rrugën drejt trofeut të madh pasi mundi Chelsean.

Para kësaj ndeshjeje ishin 10 pikët diferencë mes tyre, ndërsa sot mund të thuhet se Citizens kanë vënë duart mbi titullin duke e çuar në 13 pikë diferencën.

Ishte një duel shumë i fortë dhe i luftuar e në fakt vetëm detajet mund ta bënin diferencën dhe një si Kevin De Bruyne me një perlë vendosi fatin e takimit.

Në 70’, mesfushori belg me një gjuajtje nga jashtë zone shënoi golin e vetëm të takimit që i dha 3 pikë Man. Cityt që tani i shikon nga larg rivalët nga pozicioni kryesues./Ora News/.

EMISIONET