Video/ Man. City nuk fal ndaj Brugge, fiton thellë. Besiktas e pëson me Sporting

Video/ Man. City nuk fal ndaj Brugge, fiton thellë. Besiktas e pëson

Pas humbjes me PSG në “Parc de Princes” në Grupin A të Champions League, Man. City rikthehet fuqishëm duke mposhtur një ekip surprizë si Club Brugge që mbante vendin e dytë.

Përballja nuk kishte histori teksa “Citizens” dominuan totalisht dhe fituan me rezultatin 5-1 ku shënuan që nga mbrojtësit si Cancelo e Walker e te Mahrez me “dopietë”. Me këtë sukses, skuadra e Guardiolës ngjitet në krye duke pritur ndeshjen tjetër mes PSG e Leipzig.

Ndërkohë në duelin e grupit C, Besiktas pësoi një humbje të thellë 1-4 në shtëpi përballë Sporting Lisbon me këta të fundit që marrin edhe suksesin e parë ndoshta për të shpresuar për një vend në Europa League si e treta e Grupit./Ora News/.

 

EMISIONET