VIDEO/ Liverpool perfekt, mposht edhe Gironan në transfertë, mbyllet pa fitues Dinamo Zagreb-Celtic

VIDEO/ Liverpool perfekt, mposht edhe Gironan në transfertë, mbyllet

Liverpooli ruan ecurinë perfekte në fazën e kampionatit të Champions League duke mposhtur 0-1 ekipin spanjoll Girona në raundin e gjashtë të ndeshjeve.

18 pikë në gjashtë takime, vendi i parë i merituar dhe praktikisht kualifikim direkt në fazën e 1/8-ave.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot nuk harxhoi shumë energji në transfertën spanjolle, priti momentin e duhur për të goditur dhe realizoi me Salah në minutën e 63-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fakt, u desh ndërhyrja e VAR-it për të konfirmuar ndërhyrjen e gabuar brenda zonës së Gironas.

Pikërisht ky moment vendosi këtë ndeshje, me Liverpoolin që mori fitoren e radhës.

Përfundoi pa gola takimi tjetër i orës 18:45 mes  Dinamos së Zagrebit dhe Celtic.

VIDEO:

https://www.goalstube.online/2024/12/girona-fc-liverpool.html

 

EMISIONET