VIDEO/ Leverkuseni e ka seriozisht për titullin, ''Aspirinat'' leksion Bayern Munchenit
Bajer Leverkusen i ka dhënë një leksion të mirëfilltë Bajern Mynih në supersfidën e sotme në Bundesligë, duke treguar se nuk është një “surprizë” që ka ndër mend të ndalet në javët e fundit, siç ka ndodhur shpesh në këtë dekadë me ata që kanë kërcënuar hegjemoninë e bavarezëve.
Skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso fitoi me shifrat 3-0, duke treguar një lojë më të mirë se rivalët direkt për titullin dhe duke krijuar një diferencë prej 5 pikësh tashmë prej ekipit të Tuhel.
Stanisiç, Grimaldo dhe Frimopong në fund ishin autorët e golave për Leverkusenin.
Por ajo që bind më tepër për forcën e kësaj skuadre është loja e saj sulmuese, ndaj të cilës nuk mundi të bënte asgjë as Bajerni.
Golat:
https://streamin.one/v/db8f86b0
https://streamin.one/v/cd9cf5b6
https://streamin.one/v/1b4fe4ce