Video/ Leicester mund Legian dhe Muçin. Kualifikohen Monaco e Frankfurt në Europa League

Video/ Leicester mund Legian dhe Muçin. Kualifikohen Monaco e Frankfurt

Në ndeshjet e parafundit të fazes së grupeve në Europa League, nuk pati surpriza të mëdha teksa fituan skuadrat që pritej.

Në grupin C, Leicester City nuk e diskutoi fitoren ndaj Legias së Varshavës ku Ernest Muçi ishte titullar por nuk mund të bënte asgjë përpara një ekip shumë më të forte. 3-1 ishte rezultati final me golat e Thomas, Maddison dhe Ndidi për vendasit dhe Mladenociç për miqtë. Kjo fitore e bën dramatike renditjen ku Leicester kryeson me 8 pikë por nuk ka siguruar ende kualifikimin pasi Spartak Moscow dhe Napoli ndjekin me 7 pikë ndërsa Legia me 6.

Në Grupin A, Lyoni arriti një tjetër fitore për një ecuri perfekte, 5 ndeshje 5 fitore teksa mposhti 3-1 Brondbyn në Danimarkë dhe ku Shaqiri e pa ndeshjen nga stoli. Ndërkohë Rangers mundi 2-0 Sparta Prage duke u afruar shumë me kualifikimin më tej.

 

Eintracht Frankfurt siguroi kalimin e turit por jo direkt në 1/8 pas barazimit 2-2 me Antwerp teksa do të luajë gjithçka për vendin e pare në ndeshjen e fundit me Olympiacos të cilët kaluan 1-0 Fenerbahçen.

 

Monaco siguroi një vend më tej falë suksesit 2-1 ndaj Sociedad të cilët kanë ende shpresa për kualifikim në ndeshjen e fundit. PSV ka në dorë vetë çështjen e kualifikimit pasi mundi 2-0 Sturm Graz dhe ruan vendin e dytë në Grupin B./Ora News/.

 

EMISIONET