Video/ Lazio me shqiptarët fiton dhe kualifikohet. Leverkusen përmbys Celtic

Video/ Lazio me shqiptarët fiton dhe kualifikohet. Leverkusen përmbys

Lazio kishte nevojë për një fitore për të siguruar dhe arriti ta marrë në Rusi. Në përballjen në Moskë ndaj Lokomotivës, bardhekaltërit zbritën në fushë me dy shqiptarë titullarë, Strakoshën dhe Elseis Hysaj të cilët bënë shumë mire dhe ndihmuan ekipin të fitonte një ndeshje shumë të rëndësishme.

3-0 ishte rezultati final për Lazion që shënoi dy herë me Immobilen dhe në fund me Pedro Rodriguez duke siguruar kualifikimin falë edhe humbjes 4-2 të Marseille me Galatasarayn. fakt Lazio është kualifikuar në raundin tjetër por ende nuk është përcaktuar fituesi i Grupit pasi vendi i pare shkon direkt në 1/8 ndërsa i dyti luan me vendet e dyta të grupeve të Conference League.

 

Në Grupin G, Bayer Leverkusen bëri një përmbysje spektakolare nga 1-2 në shtëpi në 3-2 ndaj Celtic çka i jep direkt kualifikimin për në 1/8 e Europa League teksa Betis që mundi 2-0 Ferencvaros do të luajë për vendin e dytë me Celtic./Ora News/.

EMISIONET