Video/ Kumbulla titullar sërish me Mourinhon, Roma fiton dhe kualifikohet

Video/ Kumbulla titullar sërish me Mourinhon, Roma fiton dhe kualifikohet

Marash Kumbulla për të dytën ndeshje radhazi luan si titullar dhe po bind Jose Mourinon. Pas sfidës me Genoan tani edhe në Conference League mbrojtësi kuqezi dha prova të rëndësishme se mund të jetë protagonist në skuadrën e Mourinhos.

Në “Olimpico” përballë Zoryas, verdhekuqtë nuk e diskutuan fitoren teksa dominuan 4-0 me golat e Perez dhe Zaniolo në pjesën e parë e gjithashtu dygolëshi i Abraham në fraksionin e dytë.

Me këtë sukses, Roma arrin kualifikimin por jo atë direkt në 1/8 sepse duhet të presë edhe ndeshjet e fundit, për shkak edhe të fitores së Bodo 2-0 me CSKA Sofie./Ora News/.

EMISIONET