Video/ Krizë pa dalje për Lyonin. Barazon me Bordeaux, Shaqiri dhuron asist

Video/ Krizë pa dalje për Lyonin. Barazon me Bordeaux, Shaqiri dhuron

Ndoshta kjo ishte dhe ndeshja e fundit për Peter Bosz në krye të Lyonit. Trajneri holandez ishte në diskutim përpara kësaj sfide në kampionat dhe sonte pas barazimit 2-2 në transfertën ndaj Bordeaux gjërat mund të ndryshojnë për ekipin me plot yje.

Xherdan Shaqiri ishte titullar për miqtë dhe në 29’ dhe asist në golin që hapi serine e golave në këtë ndeshje teksa në 36’ Gusto ishte i pafat me një autogol.

Ende pa mbaruar pjesa e pare, braziliani Mendes i dhuroi sërish avantazhin skuadrës së Bosz teksa në 58’ Elis vendosi barazpeshën në këtë takim.

Një mori me raste pati Lyoni e gjithashtu skuadra e Vladimir Petkoviç në minutat në vijim por asnjë nuk arriti të shënojë duke mbyllur sfidën 2-2. Një barazim që për Lyonin është rezultat i keq dhe e lë 9 pikë larg zonës Champions por më pare Bosz duhet të përballet me drejtuesit./Ora News/.

 

EMISIONET