VIDEO/ Krenari, momenti kur Gjimshiti ngre lart trofeun e Europa League si kapiten i Atalantas
Berat Gjimshiti shkroi historinë me Atalantën, duke fituar Ligën e Europës në atë që ishte finalja e parë ndërkombëtare për klubin bergamask.
Ky ishte fundi i një rrugëtimi fantastik për klubin dhe mbrojtësin shqiptar, i cili ishte me shiritin e kapitenit në krah në këtë ndeshje.
Dhe ashtu siç i takon tradita, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i dorëzoi pikërisht atij trofeun e sapofituar në fund në ceremoninë pas finales.
Ai shkoi mes futbollistëve dhe e çoi atë lart bashkë me De Run, kapitenin e parë i cili ishte i dëmtuar sot dhe nuk mund të luante, duke nisur festën e çmendur para tifozëve.
VIDEO:
https://streamin.one/v/cd185c96