VIDEO/ Kaos në Kroaci, sulmuesi shqiptar p*rleshet me serbin

VIDEO/ Kaos në Kroaci, sulmuesi shqiptar p*rleshet me serbin

Ndeshja ishte e vlefshme për kampionatin kroat, por protagonistë u bënë një shqiptar dhe një serb.

Emir Sahiti përveçse shënoi golin e parë për Hajduk Split përballë Istra-s, në triumfin 0-2 në transfertë të ekipit të tij. Sulmuesi shqiptar pas një kontakti me lojtarin serb, Mladen Devetak, u përplas edhe fizikisht me të.

Në këtë incident gjatë sfidës u përfshinë edhe futbollistë të tjerë, si Ante Erceg dhe Marko Livaja, që është kapiteni i Hajdukut.

Sahiti dhe Devetak ia hodhën paq nga kaosi që krijuan në fushë dhe situata u qetësua nga arbitri, por i vetmi që e pësoi ishte Livaja që u ndëshkua me karton të verdhë.

EMISIONET