VIDEO/Juventus në krahët e Di Marias dhe Vlahovic, Napoli i shënon 5 herë Veronës

VIDEO/Juventus në krahët e Di Marias dhe Vlahovic, Napoli i

Fitore bindëse me blerjen e re dhe shumë sinjale pozizive për Massimiliano Allegrin. Juventus jep disa përgjigje brenda një nate, në mbrëmjen e debutimit sezonal të Serie A ku skuadra më e titulluar e Italisë e nisi rrugëtimin me një sukses më shumë se bindës 3-0.

Ndaj Sassuolos, Di Maria gjeti golin e parë italian që në minutën e 23 duke i haour rrugën suksesit bardhezi me një skuadët të formatuar pjesërisht për të fshirë zhgënjimin e sezonit të kaluar.

Ishte radha e Dusan Vlahovic për të lenë shenjën e tij në këtë ndeshje dhe e bëri me prepotencë sulmuesi serb një gjë të tillë me dy gola që e ngjisin menjëherë në krye të listës së golashënuesve bashkë me Ante Rebic.

3 pikë të rëndësishme për të nisur një rrugëtim të vështirë në ndjekje të dy skuadrave milaneze.

Fitore regjistroi edhe Napoli në ndeshjen e parë duke shtypur Veronan në “Bentegodi” me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

EMISIONET