Video/ Juve turpërohet 2-1 nga Sassuolo në shtëpi. Fiton Atalanta

Video/ Juve turpërohet 2-1 nga Sassuolo në shtëpi. Fiton Atalanta

Trajneri Allegri u ankua një ditë më parë se Juventusi ka lënë shumë pikë deri tani në Serinë A dhe sot sërish ekipi jo vetëm që la pike por nuk mori asnjë.

Në sfidën me Sassuolon, ku duhej të ishte ndeshja e kthesës për bardhezinjtë, Juventusi u shokua në “Allianz Stadium” duke treguar edhe njëherë se ka probleme dhe se i mundon vazhdimësia.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Frattesi në minutën e 43’ ndërsa për të arritur te barazimi, skuadrës së Allegrit iu desh të priste deri në 76’ kur Meckennie me kokë e çoi topin në rrjetë. Pritej përmbysja për vendasit por u mbytën vetë teksa Sassuolo i ndëshkoi me një gol në sekondat e fundit nga Lopez. 2-1 dhe Juventusi në alarm.

Në ndeshjet e tjera, Atalanta iu rikthye fitoreve me goleadë teksa përmbysi në pak minuta Sampdorian që kaloi e para në avantazh me Caputon në 10’.

Duvan Zapata që po rigjen formën më të mirë shënoi 2 herë në pak minuta në 17’ dhe 21’ duke përmbusyr gjithçka teksa në shtesë shënoi edhe Iliçiç. Udinese dhe Verona barazuan 1-1 në Friuli./Ora News/.

 

 

EMISIONET