Video/ Itali, vendosin kurorë në stadiumin e skuadrës së zemrës me ultrasit dëshmitarë

Video/ Itali, vendosin kurorë në stadiumin e skuadrës së

Tifozë që jetën dhe mendimet ia kushtojnë skuadrës së zemrës, madje edhe kur bëhet fjalë për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre. Në Itali të jesh mbështetës i skuadrës së qytetit është një gjë normale, por ta ndjekësh ekipin në çdo ndeshje kjo është disi më e rrallë dhe aq më e rrallë është kur edhe njeriu i zemrës ka të njëjtin fiksim.

Dasma ideale në të tilla raste? Në stadium. Këtë herë është stadiumi i Modenas “Braglia” që hapi dyert për çiftin Cristian Reggiani- Elena Venturelli. Pak dëshmitarë, mes të cilëve dhe porta e fushës dhe miqtë të ftuar në pjesën e kthesës ku ultrasit ndjekin ndeshjet e skuadrës së Modenas.

150 të pranishëm, mes të cilëve shumë miq e të njohur me të cilët shoqërohen fundjavave në transfertë dhe shtëpi. Dasma ideale për çiftin e njohur në stadiumin e Lecces, plot 14 vite më parë.

EMISIONET