Video/ Interi rikthehet te fitorja, mund 2-0 Empolin. Festë edhe për Romën me Lazion

Video/ Interi rikthehet te fitorja, mund 2-0 Empolin. Festë edhe për

Pas një barazimi dhe një humbjeje, Interi rikthehet te suksesi. Zikaltërit pa Inzaghin e pezulluar në stol, arritën të merrnin maksimumin në transfertën me Empolin e shqiptarëve ku Bajrami dhe Ismajli ishin titullar e që gjithsesi nuk mund të bënin asgjë ndaj kampionëve në fuqi.

Në pjesën e parë ishte D’Ambrosio i dha avantazhin Interit me kokë në 34’ ndërsa në të dytën dalja me të kuq e Ricci lehtësoi fitoren e miqve që dyfishuan me Dimarcon në 67’.

Në sfidat e tjera, Roma mori një fitore të rëndësishme me përmbysje 2-1 në transfertën me Cagliarin ku Ibanez dhe Pellegrini zhvlerësuan golin e Pavolettit për vendasit.

Edhe Lazio fitoi në “Olimpico” në një ndeshje të vështirë ndaj Fiorentinës ku Hysaj dhe Strakosha ishin në stol. Heroi i ndeshjes ishte spanjolli Pedro i cili në 52’ zhbllokoi sfidën dhe arriti t’i jepte 3 pikë bardhekaltërve./Ora News/.

EMISIONET