VIDEO/ Inter me shpirt thyen Barcelonën, Calhanoglu dënon katalanasit. Brugge surpriza e mbrëmjes

VIDEO/ Inter me shpirt thyen Barcelonën, Calhanoglu dënon katalanasit.

13 minuta i mjaftojnë Kristjan Asllanit që të bëhet protagonist i një nate magjike për Interin në suksesin e kthesës së madhe ndaj Barcelonës. Mesfushori shqiptar zëvendësoi turkun Calhanoglu, njeriu që vendosi ndeshjen e Milanos ku Interi iu shmang krizës me një fitore minimale që shtangu Barcelonën, mban gjallë grupin që kryesohet nga Bayerni dhe rikthen optimizmin në kampin zikaltër.

Fitorja që mund të ndryshojë sezonin e 18 herë kampionëve të Italisë që nuk vodhën asgjë përballë gjigandëve katalanas me shumë yjë në fushën e “San Siros” por që nuk lanë asnjë gjurmë përveç pasimeve sterile të topit dhe një goli të anuluar.

Në krahun tjetër, Interi me shumë zemër dhe organizim ia la inisiativën Barcelonës dhe u mbështet në klasin e mesfushorit turk por edhe në forcën e kthjelltësinë e mbrojtjes për të thyer Barcelonën tashmë shumë të rrezikuar për t’u eleminuar që në fazën e grupeve pasi kjo është humbja e dytë për katalanasit pas asaj të pësuar në Gjermani kundër Bayern Munchen. Diçka më shumë se 5 minuta për Kristjan Asllanin që i dha oksigjen mesfushës por nuk arriti të linte gjurmë në kaq pak minuta lojë.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, surpriza e madhe është Club Brugge që kaloi 2-0 Atletico Madrid dhe qëndron në krye të grupit B me 9 pikë. Me të njëjtin Rezultat Porto fitoi ndaj Bayer Leverkusen duke regjistruar 3 pikët e para.

Në grupin D, pas fitores së Marseille, Eintracht Frankfurt dhe Tottenham ndanë një barazim pa gola dhe vendin e dytë me nga 4 pikë për kokë.

EMISIONET