VIDEO/ Huliganët sulmojnë yllin e Liverpulit, sulmuesi u shpëtua nga ndërhyrja e ushtrisë

VIDEO/ Huliganët sulmojnë yllin e Liverpulit, sulmuesi u shpëtua

Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, u sulmua në Liberi, ku Egjipti po luante kualifikueset afrikane për Kupën e Botës. Egjiptianët mposhtën 2-0 Sierra Leonen, por ndeshja ra në plan të dytë. 

Në fund të ndeshjes, huliganë u futën në fushë dhe filluan të sulmojnë një nga yjet më të mëdhenj të futbollit në botë në vitet e fundit, por rojet e sigurisë reaguan në kohë dhe parandaluan sulmin.

Papritur, një numër i madh i tyre vrapuan në fushë dhe pamjet nga ndeshja tregojnë se rojet e sigurisë vendosën të merrnin situatën  në duart e tyre, duke rrëzuar njërin prej huliganëve dhe duke e goditur me grusht të shtrirë në tapetin e blertë.

Ndërkohë që kjo po ndodhte, një tjetër huligan sulmoi Salahun, por shokët e skuadrës e mbrojtën nga sulmi. Ndërkohë ushtria ka dalë në terren dhe ka qetësuar situatën.

Ushtria e rrethoi Salah dhe e shoqëroi atë jashtë fushës. Incidente të tilla nuk janë të rralla në futbollin afrikan, ku organizatorët kanë probleme të mëdha me organizimin e ndeshjes, si dhe me sigurimin.

Duke qenë se asnjë nga stadiumet në Sierra Leones nuk i plotëson kërkesat minimale për ndeshje, sfida u luajt në Liberi, por edhe ty pati probleme. Të dy golat për Egjiptin u shënuan nga Trezeguet.

EMISIONET