Video/ Himni i Euro 2020 është gati, Dj Garrix dhe Bono Vox publikojnë klipin

Video/ Himni i Euro 2020 është gati, Dj Garrix dhe Bono Vox

Nuk mund të ketë një kompeticion kaq të madh të futbollit europian pa një himn. Që prej vitit 1992 çdo Kampionat Europian ka patur një këngë që identifikohej si himni i eventit dhe sot është publikuar edhe kënga zyrtare e Euro 2020.

Vitin e kaluar u vendos që Dj i famshëm holandez, Martin Garrix do të ishte autori i himnit të këtij eventi bashkë me të famshmin Bono Vox e gjithashtu The Edge.

Një bashkëpunim i shkëlqyer që pritet të ketë sukses të madh me këngën e titulluar “We Are the People”.

“Ne jemi Njerëzit” u publikua formalisht sot dhe do të na shoqërojë gjatë gjithë verës si një himn i vërtetë teksa 24-vjeçari Garrix u shpreh tepër i lumtur që arriti të bëjë diçka të madhe për njerëzit dhe sportin më të ndjekur në botë.

“Krijimi i muzikës për një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë me Bono dhe The Edge ka qenë një experiencë e jashtëzakonshme dhe ekzaltuese. Jemi të lumtur që tani po e bëjmë publike dhe po e ndajmë me botën” u shpreh DJ i famshëm holandez.

 

EMISIONET