Video/ Haaland sërish deçiziv, Dortmundi merr fitoren e parë në Champions League

Video/ Haaland sërish deçiziv, Dortmundi merr fitoren e parë

17 ndeshje në Champions League, 21 gola dhe është vetëm 21 vjeç. Erling Haaland është një “bishë” e vërtetë dhe nuk rresht së shënuari për Dortmundin të cilin e udhëhoqi në fitoren e parë në Champions League në ndeshjen e parë.

Në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Besiktas, verdhezinjtë u imponuan me rezultatin 2-1 teksa serine e golave e hapi i riu Bellingham në 20’ për miqtë.

Ende pa mbaruar pjesa e parë, në 43’, pikërisht Haaland i asistuar nga autori i golit të parë, Bellingham dyfishoi rezultatin duke e çuar Borussia Dortmund drejt fitores.

Në shtesën e ndeshjes, Montero realizoi pas një asisti nga Pjaniç por nuk mjaftoi për Besiktas.

Në sfidën tjetër, Sheriff Tiraspol, ekipi që eliminoi Teutën në raundin e parë eliminator të Champions League, surprizoi me fitoren 2-0 ndaj Shakhtar Donetsk në Moldavi, shkruan Ora News.

EMISIONET