VIDEO/ Genc Tomorri në stadium me bashkëshorten: Ky brez është nga më të mirët e Kombëtares, pa i harruar të gjithë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2023, 19:17
Një nga ish-futbollistët shqiptarë dhe lojtar i Kombëtares, Genc Tomorri, nuk i ka kursyer elozhet ndaj ekipit kombëtar të futbollit.
Teksa i drejtohej stadiumit “Air Albania” në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Tomorri tha se kjo Kombëtare është nga më e mira në historinë tonë të futbollit.