Video/ Gabon edhe Real Madrid. Barazim zhgënjyes ndaj Osasunës

Video/ Gabon edhe Real Madrid. Barazim zhgënjyes ndaj Osasunës

Në ditën që mund të jepte një sinjal force dhe në krye të renditjes, Real Madridi i Ancelottit ndalet ndaj Osasunës në “Santiago Bernabeu”.

“Los Blancos” dominuan nga fillimi deri në fund takimin por pa mundur të gjenin kuadratin e portës.

Teksa e nisi takimin me Asension dhe Vinicius në mbështetje të Benzema, Ancelotti ndryshoi gjithçka duke future edhe Hazard me Rodrygo por asnjëri nuk ishte deçiziv.

Me këtë barazim, Reali bashkohet me tre ekipet e tjera, Sevilla, Betis e Sociedad në krye me 21 pikë në renditje./Ora News/.

EMISIONET