Video/ Freiburgu turpëron me 6 gola Gladbach. Stuttgart barazon me Herthan

Video/ Freiburgu turpëron me 6 gola Gladbach. Stuttgart barazon me Herthan

Bundesliga mbylli javën e 14-të me dy ndeshje që dhuruan jo pak por 10 gola të realizuar. Borussia M’Gladbach pësoi një humbje turpëruese që do të ketë pasoja të forta në ekipin gjerman. Në shtëpi, skuadra e drejtuar nga Adi Hutter u mund thellësisht 6-0 nga Freiburgu, me këta të fundit që vinin pas 3 humbjeve radhazi.

Situate e Gladbach nuk ishte e mirë as pas para kësaj sfide por duket se kjo disfatë mund të ketë pasoja në të ardhmen e trajnerit. 6 herë shënuan miqtë në pjesën e pare me 6 lojtarë të ndryshëm ndërsa e dyta ishte si një stërvitje në fushë.

Në sfidën tjetër, Stuttgart nuk iu largua zonës së ftohtë të renditjes pasi barazoi 2-2 me Hertha Berlin, edhe këta pranë zonës së mbijetesës.Vendasit nuk e shfrytëzuan avantazhin e dyfishtë me Marmouch dhe Forster në pjesën e pare pasi kryeqytetasit përmbysën situatën me një dygolësh të Stevan Jovetiç./Ora News/.

 

EMISIONET