Video/ Everton përmbys në 6 minuta Burnleyn, fitore spektakolare për kreun

Video/ Everton përmbys në 6 minuta Burnleyn, fitore spektakolare

Është edhe Everton në krye të renditjes bashkë me tre skuadrat e tjera angleze. Ekipi i Rafa Benitez bëri një paraqitje impresionuese, sidomos në pjesën e dytë duke fituar 3-1 ndaj Burnleyt në shtëpi. Teksa pjesa e parë ishte e kujdesshme dhe e balancuar, në të dytën një gol i Ben Mee në 53’ vetëm sa i dha avantazhin momental miqve.

Pësimi i golit ndryshoi totalisht ndeshjen duke shtyrë vendasit dhe menjëherë Michael Keane barazoi shifrat në 60’.

Ende pa marrë frymë, Townsed pas 5 minutash shënoi sërish për Evertonin duke përmbysur ndeshjen në pak minuta dhe sërish një minutë më vonë, Gray vulosi rezultatin.

Pra vetëm në 6 minuta, Evertoni përmbysi Burnleyn për ta çuar ekipin e Benitez me 10 pikë bashkë me Man. United, Chelsea dhe Liverpool në krye të renditjes.

 

 

EMISIONET