VIDEO/ E paprecedentë në Argjentinë, mbrojtësi vendos topin me dorë në vijën fundore por jepet penallti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2023, 17:07
Një vendim i pazakontë është regjistruar ditën e djeshme në Argjentinë mes Independiente dhe Colon Santa Fè.
Në minutën e 28 të pjesës së dytë kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-1, gjyqtari akordoi një 11-metërsh.
Ndërsa portieri i Colon po vendoste topin në lojë, e kishte prekur atë të me këmbë përpara se t’ia linte ekzekutimin mbrojtësit Goltz. Ky i fundit u përkul dhe e rregulloi me dorë sferën por në atë moment u ndëshkua me një penallti të evitueshme.