Video/ E pabesueshme. Bayern tronditet me humbjen 5-0, eliminohet nga Kupa

Video/ E pabesueshme. Bayern tronditet me humbjen 5-0, eliminohet nga Kupa

Me formën që po kalonte dhe me Nagelsmann në stol, ishte e paimagjinueshme që Bayern Munchen të humbiste një ndeshje 5-0, madje pa shënuar dhe duke u eliminuar nga kompeticioni.

Ja që sonte ndodhi “bomba” në Kupën e Gjermanisë ku Bayern Munchen u eliminua madje me një humbje turpëruese 5-0 dhe me titullarët. Diçka e rrallë pasi në 2019 bavarezët pësuan 5 gola nga Eintracht dhe që i kushtoi stolin Niko Kovaç.

Kone, Benseaini dy herë dhe Embolo dy herë ishin autorët e golave teksa eliminimini i Bayernit nuk ishte i vetmi pasi edhe Leverkusen lau duart me Kupën.

Aspirinat u mundën 1-2 nga Karlsruher e gjithashtu Stuttgart u mund 0-2 nga Kolni./Ora News/.

EMISIONET