Video/ Dortmundi dhuron spektakël, fitore me “manita”. Bayerni nën presion

Video/ Dortmundi dhuron spektakël, fitore me “manita”. Bayerni

Borussia e Dortmundit e ka nisur me një marsh tjetër këtë vit. Pas fitores rokamboleske në ndeshjen e kaluar me Eintracht Frankfurt, sot nuk e vuri në asnjë moment në diskutim suksesin ndaj një ekip shumë të fortë si Freiburg që mban vendin e katërt në Bundesliga.

 

Fati i takimit u vendos që në pjesën e parë teksa fillimisht Meunier bëri rolin e bomberit teksa mbrojtësi belg shenoi 2 golat e parë shumë shpejt në 14’ e 29’.

Më pas situatën e mori në dorë Haaland i cili shënoi edhe ai një dygolësh në 45+1’ dhe 75’ ndërsa vulën e vendosi Dahoud në 86’.

Për miqtë shënoi Demiroviç golin e nderit por Dortmundi ishte superior në çdo aspekt dhe tashmë me këtë 3 pikësh e kalon presionin në anën e Bayernit që luan nesër ndaj Koln por është vetëm 3 pikë larg./Ora News/.

EMISIONET