Video/ Distria Krasniqi e nis aty ku e la. Tjetër medalje të artë për xhudisten dardane

Video/ Distria Krasniqi e nis aty ku e la. Tjetër medalje të artë

Në daljen e parë pas triumfit në Tokyo, kampionia Olimpike, Distria Krasniqi shkëlqen dhe nuk kishte sesi të mos ndodhte kështu.

Sportistja dardane garoi në aktivitetin e parë të sezonit në Grand Prix Portugal që zhvillohet në Almada nga 28-30 Janar dhe ku arriti të merrte medaljen e artë duke domionuar çdo kundështare.

Katër rivale kaloi Krasniqi në peshën deri në 52 kg për të arritur te medalja e artë teksa mori me radhë, në raundin e dytë mposhti me Wazaari dhe tri denime për Ippon francezen, Leonie Gonzalez. Më pas në çerekfinale mposhti me 3 denime për Ippon spanjollen, Ariane Toro Soler ndërsa në gjysëmfinale ajo dominoi me Ippon vendasen, portugezen Joana Diogo.

 

Në finale e madhe për medaljen e artë, Krasniqi dhuroi spektakël duke mundur me Ippon rivalen nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz. Shihni pamjet më poshtë./Ora News/.

EMISIONET