Video/ Conte dhe Tottenham turpërohen në Slloveni, Baseli fiton me golat e shqiptarëve

Video/ Conte dhe Tottenham turpërohen në Slloveni, Baseli fiton me

Antonio Conte pëson humbjen e pare në stolin e Tottenham. Spursat u mundën në Slloveni në Conference League nga një ekip modest si NS Mura të cilët përfituan edhe n

ga fakti që luajtën me 1 lojtar më shumë se Tottenham.

Horvat kaloi Muran në avantazh në 11’ teksa Sesegnon la me 10 lojtarë Tottenham e më pas Kane barazoi sfidën në 72’. Kur të gjithin ishin në sulm, Mura përfitoi në 95’ për të vulosur fitoren në minutën e 95’. Tashmë Tottenham është më shumë jashtë pasi në sfidën e fundit duhet të mundë Rennes dhe të presë fatin e Vitesses.

 Ndërkohë Baseli kaloi si i pari i Grupit H në Conference League falë suksesit me përmbysje 3-2 në fushën e Kairat Almaty. Fitorja ka shije shqiptare pasi falë dy golave të Zhegrovës dhe të Pajtim Kasamit ktheu rezultatin nga 2-1 në 2-3 duke u larguar me 3 pikë dhe me vendin e parë/.Ora News/.

EMISIONET