VIDEO/ Chelsea në “rënie të lirë”, Brighton i kthehet në makth

VIDEO/ Chelsea në “rënie të lirë”, Brighton i

Chelsea vijon të shfaqet ekip me probleme në Premier League ndërsa gjithnjë e më shumë po i largohet garës për kreun. Ndeshja në transfertë ndaj Brighton mbrëmjen e së shtunës rezultoi në makth ku humbi në rezultatin e thellë 3 me zero në javën e 25 të kampionatit

Mitoma zhbllokoi shifrat me një supergol në minutën e 27, për vendasit duke bërë që ekipi i tij të ishte më i sigurtë në veprime.

Pa u mbyllur pjesa e parë Minteh dyfishoi rezultatin, duke bërë që Chelsea të shkonte në dhoma në shenja të pasigurie

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim edhe pse chelsi zotëroi në pjesën më të madhe lojën, Minteh shënoi sërish në të ’63-n duke vulosur rezultatin.

Me këtë humbje Chelsea rrezikon të humbasë vendin e 4 që të siguron pjesëmarrjen në Champions League, ndërsa është me 43 pikë por me një ndeshje me shumë se Mancester City, Newcastle dhe Bournemouth që e ndjekin me 2 dhe 3 pikë diferencë.

Pas disfatës trajneri i londinezëve Enzo Maresca është shprehur se ‘kjo ishte paraqitja më zhgënjyese në këtë sezon’.

Tashmë mbetet për tu parë nëse ekipi do të kthehet ndryshe, kur në shtëpi do të presë Aston Villan që mban vendin e nëntë në renditje.

EMISIONET