Video/ Bundesliga rikthehet me muzikën e vjetër, Bayern shkatërron 6 -1 Eintracht Frankfurt

Video/ Bundesliga rikthehet me muzikën e vjetër, Bayern

Bayern Munchen nuk zhgënjen në debutim dhe e nis sezonin aty ku e la rreth dy muaj më parë kur mbylli me sukses një cikël 10-vjeçar vetëm me trofe.

Bundesliga 2022-2023 starton me muzikën bavareze në sfond dhe skuadrën e Julian Nagelsmann që shkatërroi 6-1 në transfertë shqiponjat e Eintracht Frankfurt, të cilët do të sfidojnë Real Madrid në datën 10 në Superkupën e Europës.

6 gola nga 5 autorë të ndryshëm me Sadio Mane në mes që gjen rrugën e rrjetës për herë të parë që në ndeshjen debutuese dhe golin e dytë rresht me fanellën e Bayernit ku u transferua pas eksperiencës 6-vjeçare me Liverpool.

Nuk e pati aspak të vështirë skuadra kampione e Gjermanisë që të shtonte edhe 4 gola të tjerë me autorë Kimmich, Pavard, dy herë Musiala dhe Gnabry ndërsa Eintracht shënoi golin e flamurit të nderit me Muani që përfitoi nga një dalje e pamenduar mirë e Manuel Neuer.

EMISIONET