Video/ Balliu dhe Vallecano mposhtin 1-0 një Barcelonë pa karakter

Video/ Balliu dhe Vallecano mposhtin 1-0 një Barcelonë pa karakter

Ivan Balliu ishte një nga më të mirët në fushë për Rayo Vallecanon. Këta të fundit bëjnë një ndeshje të madhe duke konfirmuar se janë surpriza e këtij sezonit teksa fituan 1-0 ndaj Barcelonës në shtëpinë e tyre.

Ishte Radamel Falcao, heroi, ai që u rikthye të shënojë ndaj Barcelonës pas shumë vitesh kur e kishte bërë më Atl. Madrid ndërsa sot i dha 3 pikë ekipit të tij që është në zonën e Europës. Edhe Mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu shkëlqeu në 90’ minuta duke treguar se është në formën e duhur për ndeshjet e nëntorit me kombëtaren kuqezi.

Për të ardhur keq për katalanasit që pësojnë një tjetër humbje dhe këtë sezon janë të “humbur” në fushë ndërsa Koeman nuk është më në pozita të forta.

Në ndeshjen tjetër, Sevilla nuk përfitoi nga mundësia për të kryesuar e vetme pasi në transfertën me Mallorcan mori vetëm një barazim 1-1 dhe për momentin është në krye me 21 pikë.

Golit të Sanchez për vendasit në 22’ iu përgjigj Lamela në 73’ me sfidën që u mbyll në shifrat 1-1/Ora News/.


EMISIONET