VIDEO/ Arnautovic nderon Interin, fitore e vuajtur ndaj Atleticos në Champions, “buzëqesh” Dortmund

VIDEO/ Arnautovic nderon Interin, fitore e vuajtur ndaj Atleticos në

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në aktin e parë të Champions League, pasi mundi 1-0 Atletico Madrid në Milano.

Në pjesën e parë, skuadrat u treguan të kujdesshme, teksa ekzistonte frika e pësimit të golit. Në minutë ne 13-të, zikaltërit reklamuannjë penallti për shkak të një prekje me dorë në zonë, por arbitri Kovacs nuk kishte të njëjtin mendim.

Në minutën e 37-të, Lautaro provoi me kokë, por Oblak i tha jo. Në të 43-tën shfaqet Thuram, sulmuesi francez nuk bëri dot diferencën para porte. Në fillimin e pjesës së dytë, Arnautovic shpërdoroi një rast të artë, me Inzaghin në pankinë që nuk po e mbante vendi.

Gjithsesi, do të ishte pikërisht Arnautovic që do shënonte në portën e Oblak në minutën e 80-të, duke ndezur kështu festën zikaltër në tribuna. Kualifikimi mbetet i hapur dhe llogaritë mbyllën në sfidën e kthimit.


Në Philips Stadion (Eindhoven), takimi i parë PSV-Dortmund përfundoi 1-1. Golit të Malen, iu përgjigj De Jong me penallti.

 
 

EMISIONET