Verdiktet e kategorive inferiore /Pogradeci bie në të Dytën, Vidal (jo lojtari i Interit) mban në të parën Turbinën

Verdiktet e kategorive inferiore /Pogradeci bie në të Dytën,

Pogradeci bie në Kategorinë e Dytë ndërsa Oriku ngjitet në të parën. Vlonjatët arritën të triumfonin 2-1 në ndeshjen play-off të luajtur në Peqin me gola të Qejvanit dhe Çaushajt ndërsa liqenorët edhe pose e ngushtuan rezultatin në pjesën e dytë, nuk arritën të barazojnë duke regjistruar një nga humbjet më të rënda të viteve të fundit për t’u rrëzuar në të Dytën pas shumë sezoneve në Kategorinë e Parë.

Në ndeshjen tjetër play-off mes Turbinës dhe Devollit, skuadra nga Cërriku triumfuoi 1-0 në “Niko Dovana” me autor Vidal nga pika e bardhë në minutën e 11. Në këyë mënyrë, Devolli nuk arrin të ngjitet në të parën ku Turbina siguron edhe një sezon tjetër.

EMISIONET