Venezia surprizon sërish në merkato, rikthen Nani në Serinë A

Venezia surprizon sërish në merkato, rikthen Nani në Serinë

Mund të thuhet deri tani se Venezia është ekipi më aktiv në merkato në Serinë A. Klubi italian vijon të surprizojë me emrat dhe po sjell eksperiencë në ekip ku pas portierit argjentinas Romero tashmë përforcon edhe sulmin me një emër shumë të njohur.

Luís Carlos Almeida da Cunha, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë tifozët si Nani do të luajë këtë pjesë të sezonit në Serinë A me fanellën e Venezias pasi palët arritën akordin zyrtarisht.

35-vjeçari mbylli pak ditë më parë aventurën me Orlando City në futbollin amerikan dhe tani kërkon të luajë sërish në Europë teksa për të është një rikthim në Serinë A pas një aventure jo shumë të suksesshme me Lazion disa sezone më parë.

Per Venezian që e ka seriozisht objektibin për mbijetesë është goditja e tretë në merkato pas talentit francez Cuisance që mori nga Bayern Munchen, portierit Romero dhe tani Nani./Ora News/.

EMISIONET