Vendimi i papritur/ Karim Benzema mund të rikthehet në botëror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2022, 18:20
Një lajm i pabesueshëm për të gjjthë mbështetësit e Francës. Karim Benzema është rikuperuar dhe do të jetë gati e në dispozicion për trajnerin Didier Deschamps.
Sulmuesi ia ka bërë me dije trajnerit që nuk e zëvendësoi pas largimit. Në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave Benzema do të rikthehet në kampin francez të Dohas dhe mund të jetë një forcë e shtuar për ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës.