Vazhdon ''mallkimi'' i dëmtimeve te Holanda, sulmuesi rrezikon Europianin

Vazhdon ''mallkimi'' i dëmtimeve te Holanda, sulmuesi

Holanda po përballet me një krizë të jashtëzakonshme dëmtimesh që ka nisur në javët e fundit dhe ka bërë që “tulipanët” të humbasin lojtar pas lojtari në këtë periudhë.

Xhurien Timber, Noa Lang, Mats Vaifer, Marten de Run, Teun Kupmainers dhe Frenki de Jong janë vetëm disa nga emrat që humbën Europianin këto javë për dëmtime.

Dhe tani nga lista e futbollistëve të grumbulluar nga Ronald Kuman duket se rrezikon seriozisht të dalë edhe sulmuesi Brajan Brobei.

Futbollisti i Ajaksit raportohet se është dëmtuar në seancën e sotme stërvitore, duke e lënë në mes dhe duke shqetësuar jo pak stafin mjekësor.

Ai është dërguar që të bëjë një rezonancë magnetike, pasi ka probleme me muskulin e kofshës dhe mund të detyrohet të qëndrojë pushim për një periudhë të gjatë, duke humbur mundësinë që të luajë në këtë aktivitet.

EMISIONET