Vasil Shkurtaj debutim si në ëndërr. Nderon Kukësin ndaj Skënderbeut

Vasil Shkurtaj debutim si në ëndërr. Nderon Kukësin ndaj

Në “Loro Boriçi”, Kukësi ishte thirrur të harronte atë humbje me Dinamon pak ditë më parë por sfida nuk shkoi ashtu siç pritej për Longon.

Në temperature të ulëta në Shkodër, Kukësi vuan dhe arrin të marrë maksimin edhe me 10 lojtarë duke e shpëtuar blerja e fundit, Vasil Shkurtaj. Sulmuesi i ardhur pak ditë më parë nderon skuadrën e Longos me një të prekur topi për të realizuar golin e vetëm të sfidës.

Ndërkohë takimi ishte tepër i ekuilibruar në pjesën e parë por ndeshja merr kthesë kur portieri Tafas del me të drejtë me të kuq pasi pengoi Mensah jashtë zone me qëllim.

 Me 10 lojtarë, Kukësi për pak pëson në 40’ kur topi godet traversën por pjesa e dytë është më ndryshe për vendasit.

Taipi i afrohet golit me një goditje dënimi dhe Skënderbeu përgjigjet me Gligorov në 54’. Në 57’ dhe 69’ korçarët rrezikojnë dy herë seriozisht portën por Xhika refuzon të pësojë gol ndërsa në 78’ vjen dhe goli që vendos ndeshjen.

Gjelbërim Taipi jep një asist për sulmuesin e futur në fushë për pak minuta i cili me të djathtën e çon topin në rrjetë.

Kukësi reziston në minutat e mbetura dhe arrin të marrë maksimumin në një ndeshje që shumë mirë mund ta humbiste./Ora News/.

EMISIONET