Varfërohet Bundesliga. Borussia ironizon norvegjezin Halaand

Varfërohet Bundesliga. Borussia ironizon norvegjezin Halaand

Sezoni i ardhshëm do të jetë më i varfër për Bundesligën që humbet dy sulmuesit e saj më të mirë, Robert Lewandowski dhe Erling Halaand. 

Por nëse Këpuca e Artë i ka bërë vitet e tij në Gjermani dhe kërkon një eksperiencë të re larg Bayernit tashmë në moshën 34-vjeçare, Borussia e bumbet bomberin e saj në momentin më kulminant të karrierës.

Gjithsesi, në klubin e "grerëzave" janë mësuar t'i kalojnë me sukses të tilla trauma pasi largimet e rëndësishme vitet e fundit e kanë dëmtuar jo pak Dortmundin që vazhdon të mbijetojë dhe në nivele të larta madje. 

Në një reagim të orëve të fundit, drejtuesi më i lartë i Borussias, Hans Joakim Watzke, i jep lamtumirën norvegjezit me këtë qëndrim: 

"Kemi luajtur futboll që prej 113 vitesh nga të cilat 111 pa Halaand. Jam i sigurt 100% që do të gjejmë një lojtar tjetër".

EMISIONET