Van Gaal rikthehet nga “pensioni”, merr zyrtarisht drejtimin e Holandës

Van Gaal rikthehet nga “pensioni”, merr zyrtarisht drejtimin e

Holanda kërkon më të mirën për t’u ringritur dhe vetëm një si Louis Van Gaal mund ta bëjë këtë gjë e kështu do të ndodhë.
Trajneri 69-vjeçar do të drejtojë tulipanët në Botërorin e Katarit pasi u emërua zyrtarisht nga Federata e Futbollit të këtij vendi në krye të kombëtares ku për të do të jetë hera e tretë.

E treta e vërteta dhe ndoshta me një trofe të rëndësishëm për Van Gaal dhe Holandën dhe vetëm lidhja e fortë për kombëtaren bëri që ai të rikthehej në futbollin elitar në krye të një kombëtareje që gjithmonë ka lënë emrin e saj në eventet e mëdha.

Van Gaal do të pasojë Frank De Boer në stolin e tulipanëve me synimin për ta çuar në Katar e për të bërë progatonisten pasi lojtarët nuk i mungojnë.

Kujtojmë që në Mars të vitit 2019, Van Gaal njoftoi tërheqjen nga futbolli si trajner dhe vinte pas 3 vitesh pushim pasi kishte mbyllur aventurën me Man. United.

EMISIONET