“Vallja e yjeve” në Pogradec/ Festivali i poezisë dhe muzikës klasike në qytetin e Lasgushit
Një festival kushtuar muzikës klasike dhe poezisë nisi në Pogradec frymëzuar nga “Vallja e Yjeve” e lirikut Lasgush Poradeci.
Poezi të Lasgushit dhe tinguj të muzikës klasike.
"Vallja e Yjeve", një festë që e ka marrë frymëzim nga poezia lirikut gjallëron jetën kulturore të Pogradecit në mes të sezonit turistik.
“Gjeniu është ai që nëpër këmbë të gjitha interesat e sidomos ato material. Gjeniu është ai që i beson përhumbësisht asaj që krijon. Vetë ky festival, dhe sot që promovohet im at pas kaq vjetësh, tregon se blerat nuk vdesin.”- shprehet Marie Gusho vajza e Lasgush Poradecit.
Pianistja Dhurata Lazo që çeli këtë festival në natën e parë, qyteti, liqeni, poezitë e Lasgushit japin ndjenja të veçanta.
“ Është një nga koncertet më të bukura dhe më poetic, e gjitha poezi. I përshtatet, liqenit, Lasgushit dhe Pogradecit që është shumë romatik.”
"Vallja e Yjeve", do të vijojë edhe për tre netë të tjera.
‘Evidentimin e poezive të Lasgushit dhe duke e ndërthurur me muzikë klasike, menduam se do të ketë një frymë më të bukur” Eritan Kamolli, violinist
Qëllimi i organizatorëve është për ta kthyer në një traditë festivalin kushtuar muzikës dhe poezisë.