Uta Ibrahimi ngjitet në majën Makalu, 8485 metrave lartësi. Valëvit flamurin e Kosovës në një tjetër çati të botës
Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi, ka arritur që me plot sukses të ngjitet në majën Makalu, në Kinë që është e pesta më e larta në botë.
Përmes një postimi në facebook ajo shkruan se u ka munguar ndjekësve në facebook pasi ka qenë në vargmalin e Himalayave, duke e ndjek andrrën vet e të popullit vet të ngjitjen nëpër çatitë e botës, 14 Majat e Himalayave.
"Këtë herë, me datë 12 Maj ngjita me sukses Majën Makalu 8485m / maja e pestë më e larta në botë.
Për mua kjo ngjitje është më e veçanta sepse ishta ngjitja e 7 prej 14, e këtu është gjysma e projektit të madh ‘14 Majat e Himalayave- Utalaya’.
I pata premtu vetës, që nëse do të ngjes gjysmën e 14-tave, do ta vazhdoj deri në fund ..
Shihemi në 8K e tjera" shkruan ajo.