Ulet në Rinas edhe Roma. Verdhekuqtë të buzëqeshur dhe optimistë drejt hotelit (Video)

Ulet në Rinas edhe Roma. Verdhekuqtë të buzëqeshur dhe

Rreth dy orë pasi tokën shqiptare e shkeli skuadra holandeze, mbërriti në vendin tonë edhe Roma. Avioni i nisur rreth orës 15:00 nga aeroporti i Fuimicinos, u ul në orar në Tiranë.

Skuadra verdhekuqe me Mourinhon dhe Kumbullën në bord, u zhvendos më pas në autobusin që e transportoi deri në hotelin në afërsi të stadiumit ku nesër në mbrëmje do të kuajë ndeshjen finale. 

Pamjet e zhvendosjes së skuadrës italiane drejt hotelit janë filmuar ekskluzivisht nga kamera e Oran News.

Roma nuk ka parashikuar seancë stërvitore në Tiranë pasi e zhvilloi në “Trigoria” të martën ku ishin të praishëm edhe shumë tifozë të cilët mbështetën skuadrën përpara nisjes për në Shqipëri.

EMISIONET