Ukrainë, kampioni botëror i MMA në ballin e frontit të luftës

Ukrainë, kampioni botëror i MMA në ballin e frontit të

Yaroslav Amosov, 29 vjeç është një legjendë e gjallë në sportin ukrainas dhe atë ndërkombëtar. Ai mban titullin më prestigjoz në peshat welter të arteve marciale mikse, një disiplinë e njohur edhe si MMA. Për të, dy apo tre muajt e fundit kanë qenë të veçantë.

Deri në 20 janar ai ishte në Tajlandë për një konkurs ndërkombëtar mes federatave më të njohura të planetit ndërsa në 13 maj duhej të ishte në Londër për të mbrojtur kurorën botërore kundër Michael Page, por sot ai është një nga njerëzit më frymësues të rrugëve të Kievit.

Ukrainë, kampioni botëror i MMA në ballin e frontit të

Pas 26 fitoreve rresht, ëndërronte të arrinte rekordin e Khabib Nurmagomedov me 29 ndeshje rresht pa disfatë por në 1 mars u kthye në atdhe ku rrëmbeu armët për të mbrojtur vendin e tij dhe këtë e bëri duke u rreshtuar në frontin e Irpinit, një nga më të ashpërit në luftën e Ukrainës.

Pasi siguroi bashkëshorten dhe vajzën ai nuk u mendua dy herë dhe sot vazhdin të jetë pjesë e forcave tokësore të Ukrainës. Historinë e tij e rrëfen rrjeti amerikan CNN.

“Është e vështirë të shikosh qytetin tënd në këtë gjendje kur dikur ishte i mbushur me jetë dhe gëzim. Njerëzit kanë qenë shumë të lumtur këtu ndërsa sot shikojmë vetëm shkatërrim. Ka qenë shumë e vështirë të shikosh njerëzit që ikin nga shtëpitë e tyre. Njerëzit vrapojnë dhe humbasin fëmijët e tyre, qajnë dhe nuk e dinë çfarë të bëjnë”, rrëfen mes të tjerash luftatëri i sportit burrëror të MMA.

 

 

 

EMISIONET