Sulmues të ri me origjinë shqiptare për 6 muaj, Partizani huazon nga Holanda

Sulmues të ri me origjinë shqiptare për 6 muaj, Partizani huazon

“FK Partizani zyrtarizon afrimin e Fabian Shahaj në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin holandez ADO Den Hag për huazimin e sulmuesit 20 vjeçar. Shahaj i cili ka qenë edhe pjesë i ekipit tonë përfaqësues U-19, me Partizanin do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampionatin tonë”.

Ky është njoftimi i Partizanit që zyrtarizon menjëherë zëvendësuesin e Xhuliano Skukës. Bëhet fjalë për një sulmues të ri, i cili nis një rrugëtim të ri edhe pse është rritur profesinalisht në Holandë ku edhe ka lindur.

Gjatë këtoj sezoni me fanellën e ADO Den Hag, Shahaj numëron vetëm 46 minuta dhe asnjë gol të shënuar.

EMISIONET