UEFA paralajmëron skuadrat: Mund të gjobiten nëse lojtarët lëvizin pijet në konferenca shtypi

UEFA paralajmëron skuadrat: Mund të gjobiten nëse lojtarët

Ekipet në Euro 2020 mund të përballen me gjobë nëse lojtarët e tyre lëvizin pije të siguruara nga sponsorët në konferencat për shtyp, siç kanë bërë Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba ditët e fundit.

Të hënën, kapiteni i Portugalisë, Ronaldo hoqi dy shishe Coca-Cola dhe i inkurajoi njerëzit të pinin ujë.

Ditën tjetër, mesfushori i Francës Pogba, një mysliman praktikues, hoqi një shishe birrë Heineken nga tavoline.

"Uefa u ka kujtuar ekipeve pjesëmarrëse se partneritetet janë integrale për shpërndarjen e turneut dhe për të siguruar zhvillimin e futbollit në të gjithë Evropën, përfshirë për të rinjtë dhe gratë," thanë të enjten organizatorët e turneut.

Drejtori i turneut të Euro 2020, Martin Kallen tha që lojtarët ishin të detyruar kontraktualisht përmes federatës së tyre dhe rregullat e turneut duhet të respektohen.

Sidoqoftë, ai tha se i kuptonte veprimet e lojtarëve si Pogba, që bëri një lëvizje të tillë për arsye fetare.

Skuadrave u janë kujtuar rregulloret e tyre kontraktuale dhe Kallen tha se masa disiplinore ishte një mundësi që po merret në konsideratë.

Uefa nuk ka ndërmend të gjobisë drejtpërdrejt lojtarët dhe çdo sanksion është në diskrecionin e federatave kombëtare.

EMISIONET