UEFA nuk bën lëshime: Finalja e EURO 2020, mbetet në Wembley

UEFA nuk bën lëshime: Finalja e EURO 2020, mbetet në Wembley

Deklaratat e kryeministrit Italian, Mario Draghi nga Berlini se një finale e Europianit nuk mund të mbahet në një vend ku infektimet me covid rriten, nuk i kanë pëlqyer UEFA-s e cila ka reaguar menjëherë duke mbyllur çdo diskutim lidhur me këtë çështje.

“Uefa, Federata Angleze dhe Autoritetet Angleze po punojnë ngushtë së bashku dhe me sukses për të organizuar gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2020 në Wembley dhe nuk ka plane për të ndryshuar vendin e zhvillimit për ato ndeshje”.

Kjo ishte përgjigja e shpejtë e qeverisë europiane të futbollit që shuan dyshimet dhe konfirmon se “Wembley” do të vijojë të presë 3 ndeshjet më të rëndësishme të Europianit siç ishte programuar më parë.

Diskutimet dhe polemikat nisën për shkak të numrit të infektimeve që po rriten këto ditë në Britaninë e Madhe që lidhen me variantin Delta të përhapur në vend por edhe ministri i Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hanckock konfirmoi se pavarësisht situates, finalja do të mbetet në “Wembley” pa diskutim.

Edhe pse dëshira e Draghit dhe italianëve për të parë një finale të Kampionatit Europian në Romë mbetet e madhe, përgjigja e UEFA-s dhe e atyre nga Britania sfumojmë çdo ëndërr për të ndryshuar finalen e madhe.

 

EMISIONET