UEFA, ka shumë Real në garën për çmimet “Lojtari dhe Trajneri i Sezonit 2022-2023”

UEFA, ka shumë Real në garën për çmimet

Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne, janë këta tre emrat në garë për çmimin e UEFA-s, “Lojtari më i mirë i sezonit 2022-2023.

Në ceremoninë që do të zhvillohet në Stamboll në datën 25 gusht do të jepet edhe çmimi “Trajneri i sezonit” dhe në garë janë Carlo Ancelotti, Josep Guardiola e Jürgen Klopp.

Karim Benzema me 44 gola sezonale dhe disa realizime shumë të rëndësishme në rrugën e Realit drejt Championsit të 14 mbetet emri më i favorizuar për të triumfuar në garën treshe ku në kategorinë e trajnerëve Carlo Ancelotti është në avantazh.

EMISIONET