UEFA jep autorizimin. Superkupa e Europës do të luhet me 13 mijë tifozë

UEFA jep autorizimin. Superkupa e Europës do të luhet me 13 mijë

Villarreal-Chelsea do të ndeshen për trofeun e parë të rëndësishëm të sezonit. Villarreal si fitues i Europa League dhe Chelsea si ekipi kampion i Champions League do të ndeshen në Belfast më 11 gusht për t’u shpallur si skuadra më e mirë e Europës dhe si gjithmonë diskutimi për tifozët e pranishëm është më vete.

UEFA ka bërë zyrtare njoftimin se në stadiumin e Belfastit do të lejohen 13 mijë tifozë dhe për të hyrë në impiantin e “Windsor Park” duhet që të kenë padiskutim një test negativ për covid-19.

Nëse tifozët e Villarreal duan të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe për të ndjekur finalen në Belfast, edhe nëse kanë siguruar bileta nuk do të ketë lëshime apo tolerime për masat. Ata duhet të respektojnë kufizimet e hyrjes në kufi, që nga testi e deri te izolimi të paktën 5 ditë, ndaj dhe do të jetë pak e vështirë për të parë tifozë spanjollë në mbështetje të Villarreal.

Ndërkohë që Chelsea dhe Villarreal do të ndeshen, tifozët nuk do të mungojnë pasi biletat janë drejt shitjes së plotë por për “blutë e Londrës” do të jetë një shans i madh për të shkruar emrin e gjithashtu edhe për sulmuesin tone, Armando Broja i cili nuk përjashtohet që të jetë në stol i grumbulluar.

EMISIONET