UEFA Champions League drejt fazës çerekfinale, shorti sot në orën 12:00

UEFA Champions League drejt fazës çerekfinale, shorti sot në
Sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës do të caktohen çiftet çerekfinaliste të UEFA Champions League por do të mësohen edhe kombinimet e mundshme të gjysmëfinaleve. Shorti do të jetë i lirë dhe të gjitha skuadrat mund të ndeshen me njëra-tjetrën.

Në garë kanë mbetur Milan, Napoli, Inter, Benfica, Chelsea, Man. City, Real Madrid dhe Bayern Munchen. Mundësia që të kemi një derbi italian është shumë e madhe ndërsa Inter dhe Milan mund të shortohen gjithashtu në këtë fazë.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 11 dhe 12 prill dhe ato të kthimit në 18 dhe 19. Gjysmëfinalet janë parashikuar për në datat 9-10 dhe 18-19 mars.

EMISIONET