UEFA akord me 9 klube të SuperLigës. Nuk pranojnë Real, Barça e Juve

UEFA akord me 9 klube të SuperLigës. Nuk pranojnë Real,

Nëntë nga 12 klubet themeluese të të ashtuquajturës SuperLigë kanë pranuar rolin dhe autoritetin e UEFA-s, duke u shkëputur përfundimisht nga projekti i tyre. Kështu njoftoi qeveria e futbollit europian që bëri të ditur një marrëveshje mes tyre dhe 9 klubeve që janë, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Man. United, Man. City, Tottenham, Atl. Madrid, Milan dhe Inter ndaj të cilëve nuk do të ketë sanksione por vetëm riintegtrim.

Këto klube kanë pranuar një reduktim me 5% të të ardhurave të tyre nga Kupat e Europës, shumë që do t’u ndahet klubeve në Europë dhe në këmbim kanë garantuar se do të përfshihen dhe do të impenjohen në reformat që ka vendosur UEFA për kompeticionet duke nisur nga viti 2024.

Gjithashtu UEFA njoftoi se 9 klubet e sipër përmendura do të gjobiten me 100 mln euro nëse do të luajnë në ndonjë kompeticion jo të autorizuar nga Qeveria e Futbollit Europian dhe 50 mln euro të tjera nëse do të shkëputen nga impenjimet me këtë institucion.

Kjo marrëveshje mbyll tashmë plotësisht çështjen SuperLiga por ndërkohë 3 klubet e tjera, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus nuk kanë pranuar një akord të tillë me UEFA-n dhe tani do të vuajnë pasojat, me shumë mundësi përjashtim për 2 vite nga Champions League.

EMISIONET